Mehmet Gormez: 90% e viktimave muslimane janë nga “vëllezërit” e tyre

Çdo ditë vriten 1 mijë muslimanë dhe 90% e vrasësve të tyre janë gjithashtu muslimanë, theksoi udhëheqësi fetar turk, Dr. Mehmet Gormez, shkruan Hurriet, transmeton Portalb.

“Ata janë vrarë nga vëllezërit e tyre, jo vetëm në Siri apo Irak, por edhe në Libi, Pakistan”, tha mes tjerash Gormez në Konferencën e Shkollarëve Islam të “Paqes, Moderimit dhe Arsyes” në Stamboll, 19 Korrik.  Ai nuk citoi ndonjë të dhënë, prej nga i ka marrë shifrat.

Gjithashtu, në fjalimin e tij ai tha se shkatërrimi i Dmaskutt dhe Bagdatit, përbën vuajtje në zemrën ë çdo muslimani, që dikur ishin qendrat jo vetëm të Islamit por edhe botës.

Gormez, në fjalin e tij, kritikoi edhe organizata e dhunshme, ISIS dhe Boko Haram, që sipas tij janë larg vlerave univerzale të Islamit.

Në këtë konferencë ishin të pranishëm figura të njohura islame nga 32 vende të ndryshme, mes tyre, edhe përfaqësues të myftinive të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë./ F.D., Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button