Aksidenti në Serbi, 49 pasagjerët kthehen në Kosovë

Të lënduarit kosovare te autobusit te aksidentuar mengjesin e se shtunes ne Serbi,janë kthyer në Kosovë-konfirmojne burime nga ministria e jashtme.

Mesohet se 49 të aksidentuarit me ndihmën e Qeverisë së Kosovës jane transportuar dhe po e vazhdojnë trajtimin në Kosovë.Sipas mjekeve qe kane marre ne dorezim te aksidentuarit, lëndimet e tyre ishin të lehta, kryesisht shtypje në pjesë të ndryshme të trupit.

Sipas një deklarate te lëshuar nga Ministra e Shëndetësisë, në kthimin e kosovarëve të aksidentuar janë angazhuar Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Diasporës ne Kosove.

Shkaku i aksidentit mbetet i panjohur. Autoritetet serbe deklaruan se hetimet per zbardhjen e shkakut te aksidentit tashme kane nisur.Autobusi i aksidentuar ne Serbi,ishte nisur per ne Austri dhe i perkiste linjes, Salzburg-Prishtinë.

Lajme të ngjashme

Back to top button