Edhe një kosovar humb jetën në Siri

Në luftën e Sirisë e ka humbur jetën edhe një i ri shqiptar nga Kosova.

Bëhet fjalë për 26 vjeçarin, R. M., kanë bërë të ditur për lajmin burime të afërta me familjen e të vrarit nga fshati Drenoc i Malishevës.

Rexhepi para disa viteve kishte shkuar për studime në Egjipt dhe prej aty duket të jetë përfshirë në luftën e Sirisë.

Lajmin për vrasjen e djalit të tyre, familja Morina bëhet e ditur ta ketë mësuar gjatë ditës së djeshme, kur dy persona, janë shfaqur te shtëpia e tyre dhe i kanë njoftuar duke u thënë se “djali u ka rënë shehid”./ RTV21

Lajme të ngjashme

Back to top button