Nga dita e nesërme monitorng në klinikën Universitare të Oftalomologjisë

-Prej ditës së nesërme Ministria e Shëndetësisë fillon zbatimin e Kajzen “monitorimit” të gjashtë në Klinikën Universitare të Oftalmologjisë në Shkup. Ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov i shoqëruar nga një ekip bashkëpunëtorësh ekspertë nga Kabineti, pesë ditë do të bëjë monitorimin e këtij institucioni shëndetësor publik.

Gjatë kësaj periudhe do të kryhet xhirimi i plotë i punës në klinikë, me një fokus të veçantë në zbatimin e sistemit elektronik për caktimin Koha ime për të përcaktuar nëse vizitat zhvillohen brenda datave të planifikuara, ose në qoftë se sistemi respektohet në mëyrë konsekuente nga mjekët dhe pacientët. Theks i veçantë do të vendoset në funksionimin e pagesës sipas kontributit të dhënë, respektivisht kontrollit nëse të dhënat e futura në sistem korrespondojnë me shërbimet reale shëndetësore të ofruara, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Gjithashtu, gjatë monitorimit do të monitorojnë zbatimin e masave dhe rekomandimeve në mënyrë që të përmbushen standardet e akreditimit të institucionit mjekësor, zbatimin e protokollit për kulturë spitalore, sidomos në aspektin e komunikimit në mes stafit të klinikës dhe të pacientëve, si dhe zbatimi i udhëzimeve klinike, skemave klinike dhe protokolleve për mjekësi të bazuara në dëshmi.

Pas analizimit të situatës në të gjitha departamentet, siç thuhet, do të përgatiten masat dhe konkluzionet me plane aktive konkrete për zbatimin e metodave të reja në spital, në varësi të kushteve aktuale dhe prioritetet në institucionet shëndetësore publike.
Në të kaluarën, vizita pune në kuadër të “Menaxhimit Kajzen” është kryer në Spitalin klinik në Shtip, Manastir, Tetovë, në spitalin e përgjithshëm në Veles dhe spitalin e përgjithshëm në Strumicë.

Lajme të ngjashme

Back to top button