Reali, pa Ronaldon e Benzeman në SHBA

Real Madridi do t’i zhvillojë disa ndeshje përgatitore në SHBA pa një sulmues ‘9’, pasi nuk mund të llogaris në shërbimet e Benzemas, Ronaldos apo Jeses.

Carlo Ancelotti do të duhet t’ia dalë mbanë në ndeshjet përgatitore në SHBA pa një sulmues ‘9’. Siҫ njofton Marca, skuadra mbretërore do të udhëtojë në SHBA pa një sulmues qendër, pasi Karim Benzema është ende në pushime. Në anën tjetër, në skuadër nuk është përfshirë as Cristiano Ronaldo, të cilit i duhet ende pushim pas problemeve që pati me lëndime në fundin e stinorit të kaluar. Ancelotti nuk mund të llogaris as në shërbimet e të riut, Jese, i cili është ende duke vuajtur nga një lëndim.

Lajme të ngjashme

Back to top button