Nëndega e PDSH-së në fshatin Llacë i bashkëngjitet Ziadin Selës

Nëndega e PDSH-së në fshatin Llacë në Tetovë është deklaruar se do ti bashkëngjitet nismës së kryetarit të komunës së Strugës Ziadin Sela dhe nëndegëve të tjera që kanë mbështetur këtë iniciativë. Kryetari i nëndegës dhe anëtarësia më e ngushtë e saj me emër dhe mbiemër janë deklaruar se janë për reforma në këtë parti.

“Kryesia e nëndegës së PDSH-së e fshatit Llacë- Tetovë në emër të anëtarësisë në emër të anëtarësisë së kësaj nëndege deklarojmë se jemi për reformimin e brendshëm të Partisë Demokratike Shqiptare, duke e mbështetur iniciativën e Ziadin Selës. Njëkohësisht duke qenë kundër krijimit të ndonjë subjekti të ri politik, në emër të kësaj iniciative”, thuhet në komunikatën e nëndegës se PDSH-së fshati Llacë- Tetovë

Deri më tani, iniciativën për reformim brenda PDSH-së të prirë nga Ziadin Sela e kanë mbështetur figura të njohura politike dhe ish funksionarë të PDSH-së, këshilltarë si dhe disa nëndegë nga qytete të ndryshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button