fbpx

Ditar Ramazani-21

 

“ Andaj, mos kërko shkatërrimin e tyre të shpejtë, se, me të vërtetë, Ne ua numërojmë ditët e caktuara” ( Merjem:84)

Mësimet kuranore vlejnë për secilin njeri. Ai duhet vetëm ti pranoj ato në praktikë dhe të mos mohoj. Duhet që të mbështetet në to, ti besoj dhe të bëjë punët paraprake me udhëzim të Allahut xh.sh.

Mësimet kuranore qetësojnë mendjet dhe zemrat e besimtarëve. Ata hapin horizontet e tyre përtej botës së qenies njerëzore. Miliarda fate njerëzish përcaktohen nga këto mësime. Miliarda krijesa definohen drejtpërdrejtë prej këtyre mësimeve. Po njeriu duhet vetëm të zbuloj vetveten në secilin harf në Kur`an. Pa bërë hapin e duhur, nuk merr mësimin e duhur.

Kjo gjë është e njëjtë edhe me jetën e përditshme. Pa dhënë kontributin e duhur, nuk mund të shpresosh në shpërblimin e duhur.

Mësimet kuranore hapin portën e pendimit dhe e afrojnë tek zemra jote. Ajo pulson me atë portë deri në momentin e çlirimit përfundimtar. Nëse është zemër e sëmurë e pa shpresa shërimi, atëherë dënimi i asaj zemre është i ngadaltë. Ditët nuk ke nevojë ti numërosh ti.

Dikush i ka shurdhuar veshët e zemrës dhe nuk mundet në asnjë mënyrë të dëgjoj fjalën e Allahut. Disa të tjerë as që tentojnë të hapin sytë e zemrës për të parë vizionin e botës. Për t`u habitur është qëndrimi i besimtarëve të cilët nuk e hapin Kuranin as në muajin e Kuranit. Ata i ka kapluar pluhuri i neglizhencës dhe harresës totale. Nëse dëshiron të kuptosh se në çfarë niveli gjendet imani i një familjeje myslimane, vështroi pak mus`hafët e tyre. Shiko se sa janë të shfletuara ato. Shiko se sa flet të thyera ka në to.

Me të vërtet ditët e mëkatit janë të numëruara. Ata nuk ka nevojë ti numërosh ti. Evidenca në këto gjëra nuk është në dorën tënde. Ti je i liruar tërësisht prej këtij lloji të evidentimit.

Allahu mban premtimin e Tij. Ky premtim vlen deri në ditën e llogarisë. Njeriu nuk mund të qetësohet ose shqetësohet në bazë të tekave të tij. Po ai do të besoj në fjalën e Allahut ose do ta mohoj të njëjtën.

Ditët e zullumqarëve janë të numëruara. Ky është premtim i Zotit, kjo është shpresa e besimtarëve. Ata nuk mund të thyejnë besimtarët edhe nëse e posedojnë pasurinë e tërë botës. Ata nuk mund të shkelin nderin e tyre e as ti zhdukin nga faqja e dheut ashtu edhe siç pretendojnë.

Fitorja e besimtarëve është afër. Vetëm duhet durim dhe bashkim të radhëve dhe zemrave tona. Nëse zemrat nuk i kemi të bashkuara, nuk ka dyshim se edhe radhët nuk i kemi të bashkuara. Nëse e gënjejmë veten se kemi radhë pa zemra, jemi futur në një qorrsokak.

Drita në fund të tunelit është afër. Të gjitha shenjat po paralajmërojnë atë gjë.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close