Mosul, të krishterët largohen pas ultimatumit të ISIS

Të krishterët e Irakut janë larguar nga qyteti verior i Mosulit pasi militantët islamikë i kanë kërcënuar se do t’i vrasin nëse nuk konvertohen në myslimanë apo pranojnë të paguajnë një taksë speciale. Qindra familje të krishtera raportohet se janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre në Mosul para se të hynte në funksion ultimatumi i vendosur nga Shteti Islamik, organizatë kjo që më parë njihej si “Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit”.
Korrespondetët e Radios Evropa e Lirë kanë njoftuar se “praktikisht nuk ka më të krishterë” në qytet. Militantët, në mesazhet e transmetuara nga xhamitë, kanë thënë se nëse të krishterët nuk i binden kushteve të tyre, “për ta nuk do ketë asgjë tjetër përveç shpatës”.

Banorët thonë se militantët janë parë duke vendosur shkronjën N në dyert  e shtëpive të të krishterëve, që është shkronja e parë e fjalës “Nassarah”, term ky që përdoret për të krishterët në Kuran. ISIS ka lëshuar një ultimatum të njejtë për banorët e qytetit sirian të Raqqa në shkurt, duke iu bërë thirrje të krishterëve që të paguajnë 14 gr, ar të pastër në këmbim të sigurisë së tyre./ vizionplus

Lajme të ngjashme

Back to top button