fbpx

Erdogan: Izraeli po ia kalon Hitlerit

Duke folur për operacionin e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës, kryeministri turk, Reccep Tayyip Erdogan, e ka akuzuar Izraelin se “po ia kalon Hitlerit me barbari”. Izraelitët “nuk kanë ndërgjegje, nuk kanë nderë, nuk kanë krenari. Dhe ata që e dënojnë Hitlerin ditë e natë po ia kalojnë Hitlerit me barbari”, ka thënë ai gjatë një takimi publik në qytetin Urdu, buzë Detit të Zi.

Kryeministri turk ka kritikuar edhe Shtetet e Bashkuara për mbrojtjen e operacioneve “të shpërpjestuara” të ushtrisë izraelite dhe ka denoncuar inercinë e botës myslimane.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close