Nuk ka vullnet politik për regjistrimin e popullsisë në Maqedoni

Donço Gerasimovski, ish drejtor i Entit shtetërorë për statistikë, thotë se mundësit për mbajtjen e regjistrimit të popullsisë ekzistojnë dhe se Maqedonia nuk mund të jetë përjashtim në botë, s ai përket regjistrimit të popullsisë.

“Nëse ekziston vullnet politik, që është problem kryesor tek ne, atëherë eksiton mundësia për tu bërë regjistrimi I popullsisë. Regjistrimi nuk është vetëm për të dhënat etnike”, thotë Gerasimovski.

Lidhur me mundësin e aplikimit të metodave të reja për zhvillimin e popullsisë, ai thotë se me softuerin e ri kompjuterik është vështirë të realizohet regjistrimi.

Ai thotë se këtë vit dhe tjetrin do të fillojnë përgatitjet për regjistrimin. Sipas tij këtë vit nuk ka kurrfarë mundësie që të mbahet regjistrimi.

“Regjistrimi përgatitet më së paku 3-4 vjet, aq zgjasin përgatitjet për regjistrimin në një vend. Ne diçka kemi përgatitur. Më së paku na duhet edhe një vit përgatitje për shkak se në rregullativat ligjore qëndron ajo se  gjashtë muaj para dhe gjashtë muaj mbas regjistrimit nuk duhet ët bëhen kurrfarë ndryshime territorial”, thotë Gerasimovski.

Sipas Gerasimovskit në Maqedoni, problem kryesorë për zhvillimin e regjistrimit është mungesa e vullnetit politik.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button