Si të jetë agjërimi jonë më afër pranimit?

Përgjigjen e gjejmë në hadithin e të dërguarit të Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, ku na udhëzon për mënyrën se si duhet t’i përkushtohet agjërimit, e të zbatojmë atë në formën më të mirë, nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu, se i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Agjërimi është mburojë. Nëse ndonjëri nga ju jeni agjërueshëm, atëherë mos t’i afrohet gruas dhe mos të bërtas. Nëse dikush (gjatë agjërimit) e ngacmon apo e ofendon, le t’i thotë: Unë jam agjërueshëm, unë jam agjërueshëm. Pasha Atë, në duart e të Cilit është shpirti im, era e keqe e cila del nga goja e agjëruesit, është më e mirë te Allahu se era (aroma) e myshkut”. Buhariu.

Pranimi i agjërimit nga ana e Allahut, sikur që është e lidhur me sinqeritetin, njashtu është e lidhur edhe në aspektin tjetër të ruajtjes së sjelljeve të agjëruesit, që nijeti i tij të jetë se ai agjëron për të kënaq Allahun e Madhëruar dhe duke kërkuar shpërblimin e Tij.

Gjithashtu pranimi është i varur edhe nga braktisja e mëkateve, i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, na tërhoqi vërejtjen nga afrimi i mëkateve gjatë këtij muaji, se ato shkatërrojnë veprat e mira, Ebu Hurejra, radijallahu anhu, transmeton se i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem ka thënë: “Kush nuk braktis fjalët e kota dhe veprimin sipas tyre, Allahu nuk ka nevojë që ai të braktis hajen dhe pijen”. Buhariu.

Për këtë, shohim se të mirët gjithmonë mundohen të zbatojnë agjërimin në formën më të plotë, që të arrijnë kënaqësinë e Allahut, ja Ahnef ibn Kajs, të cilit i thuhet: “Ti je njeri i shtyrë në moshë, dhe agjërimi ty të dobëson”, tha: “Unë atë e përgatis për një udhëtim të gjatë, të duroj në adhurim ndaj Allahut, subhanehu ve teala, është më e lehtë për mua sesa të duroj dënimin e Tij”.

Ragib Serxhani

Përktheu: Shpend Zeneli

Lajme të ngjashme

Shiko edhe
Close
Back to top button