Kaos në Paris: Protesta për mbështetje të Palestinës, eskalon në konflikt

Njësitet speciale të policisë dhe protestuesit pro-palestinezë, janë përleshur me gurë dhe gaz lotsjellës në rrugët e Parisit, pas tentimit për mbajtjen e protestës pro Gazës të cilën e kanë ndaluar autoritetet franceze.

Protestuesit u mblodhën rreth orës 15:00, duke brohoritur “Ne të gjithë jemi palestinezë”, “Palestina do të jetojë”, “Palestina do të fitojë”, transmeton Telegrafi.

Disa dhjetëra makina të policisë janë parkuar përreth, ndërsa qarkullimi është ndalë në disa rrugë.

Protestat janë mbajtur edhe në disa qytete tjera.

Lajme të ngjashme

Back to top button