Volkswagen do ta blejë edhe Fiatin?

Gjiganti gjerman, Volkswagen, është i interesuar që ta marrë nën ombrellën e vet konkurrentin italian, Fiat – raporton Manager Magazinë duke u thirrur në burime të brendshme të kompanisë.

Marrëveshja eventuale rreth çmimit është shumë larg, ndërkohë që kompania gjermane ka refuzuar të komentojnë rreth këtyre thashethemeve. Italianët, nga ana tjetër, kanë mohuar se janë në bisedime për shitjen e kompanisë.

Pronarët e Fiatit duan që të gjithë fokusin ta orientojnë te automjetet sportive, Ferrari, ndërsa planifikojnë të tërhiqen nga tregu i automjeteve klasike.

Në fillim të këtij viti, Fiati mori kontrollin e plotë mbi Chryslerin amerikan dhe me këtë u bë shitësi i shtatë më i madh i automjeteve në botë.

Grupacioni i Volkswagen është shitësi më i madh evropian i automjeteve, ndërsa në gjashtë muajt e parë të këtij viti e zhvendosi nga pozita e dytë prodhuesin amerikan General Motors në nivel botëror.

Megjithatë, problemi i koncernit gjerman është në shitjen e modeleve të VW në tregun amerikan. Prandaj, kjo është arsyeja që duan ta përfshijnë edhe Chryslerin nën ombrellën e vet (si pjesë e Fiatit). /Telegrafi

Lajme të ngjashme

Back to top button