Konflikti në Gaza, 307 viktima që nga 8 korriku

Të paktën 11  palestinezë janë vrarë ditën e sotme në Rripin e Gazës gjatë një shkëmbi  zjarri. Kjo ka bërë që numri i viktimave që nga nisja e konfliktit më 8 korrik deri më sot të jetë plot 307.

Duke u bazuar tek ajo që forcat e sigurisë , mësojmë se Izraeli ka arritur të avancojë më shumë duke iu afruar Rripit të Gazës me dhjetëra tanke, pasi nën shënjestër tashmë është vënë tuneli ku fshihen dhe operojnë forcat militante të Hamasit.   Kjo është konfirmuar edhe nga vetë kryeministri Benjamin Netanyahu: Hamasi është objektivi. Por për gjithçka, vazhdoi ai, trupat ushtarake janë gati edhe për një zgjerim të operacionit edhe më gjerë. Bashkë me luftën në terren, vazhdon edhe lufta e dhjetëra e qindra familjeve për të mbijetuar e për ti shpëtuar bombardimeve.    Nga 11 viktimat e të shtunës, 8 janë pjesëtarë të së njëjtës familje, mes tyre 4 fëmijë, 3 gra dhe 2 burra. E për kryeministrin izraelit Netanyahu, ky është vetëm fillimi.

E në fakt edhe liderët botërorë kanë dalë në mbështetje të Izraelit. Presidenti amerikan Barack Obama ka konfirmuar se SHBA-të dhe Shtëpia e Bardhë do të mbështesë të drejtat e Izraelit për tu mbrojtur. Të njëjtën gjë ka afirmuar edhe kancelarja gjermane Angela Merkel, në një konferencë të posaçme për mediat në Berlin, dedikuar situatën në Lindjen e Mesme.   Ndërsa sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon, ka ndërhyrë duke u shprehur i alarmuar për situatën në Gaza ditët e fundit, ndjekur edhe nga një përshkallëzim i situatës përgjatë 24 orëve të fundit. të këtij konflikti 12 ditor. Sipas tij, që nga 8 korrik, mbi 2 mijë raketa janë lëshuar mbi Izrael ndërsa ky i fundit ka lëshuar 1900 raketa në rrugë tokësore e ajrore drejt Gazës.

Lajme të ngjashme

Back to top button