fbpx

Aksident i rëndë në Shqipëri, vetura nga Tetova bie në humnerë

Një veturë me targa të Tetovës me të cilën udhëtonin katër persona nga Maqedonia nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Qafë-Thanës drejt Durrësit është aksidentuar sot pasdite në dalje të qytetit të Përrenjasit, raporton agjencia e lajmeve Ballkanweb.

Sipas burimeve zyrtare të Policisë së Qarkut të Elbasanit aksidenti i rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur “Kthesat e Pishkashit” sot pas orës 15:00. Sipas dëshmitarëve të ngjarjes, vetura pasi ka humbur drejtimin e lëvizjes ka dalë jashtë rruge. Ajo është përplasur me borduarat mbrojtëse ka dalë jashtë tyre dhe është rrokullisur në humnerë duke përfunduar në rrjedhën e përroit të Linganjcës , degë kjo e lumit Shkumbin. 

Në ndihmë të aksidentuarve fillimisht kanë shkuar drejtues e pasagjerë të automjeteve që po qarkullonin në këtë segment rrugor në momentin që ndodhi ngjarja. Nga ana e tyre është sinjalizuar policia rrugore e cila ka mbërritur me urgjencë në vendin e aksidentit së bashku me një autoambulancë me të cilën janë transportuar drejt spitalit bashkiak të Përrenjasit të lënduarit. 

Sipas policisë në këtë aksident ka mbetur i dëmtuar rëndë shtetasi N.Ramadani nga Tetova i cili drejtonte veturën. Ndërkaq, tre të dëmtuarit e tjerë që ishin pasagjerë në automjetin e aksidentit janë djemtë e tij dhe që të katër së bashku mësohet se kishin ardhur si turistë Shqipëri ku kishin planifikuar të kaloni edhe disa ditë pushime në bregdetin e Adriatikut në Durrës. Nga ana tjetër policia po heton për të përcaktuar shkakun që solli aksidentin e rëndë . 

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close