Banesa e Dafinës u vizitua nga njerëz të paftuar

Këngëtarja Dafina Dauti është përballur dje me diçka shumë të pakëndshme. Dauti, kur është kthyer në banesën e saj në Prishtinë ka hasur në një lëmsh të madh, pasi ajo është kontrolluar deri në detaje nga dikush.

Të gjitha rrobat e këngëtares duket se janë hallakatur dhe hedhur në çdo kënd të banesës, po ashtu janë thyer gjësende dhe janë çrregulluar e gjuajtur orenditë.

Siç kuptojmë, këngëtarja nuk e cilëson këtë rast si tentim-vjedhje, pasi ajo pretendon se e njeh personin që ka mundur ta kryej këtë veprim. Nuk tregon se kush është. /Indeksonline/

Ja thyejnë banesën Dafinës

Lajme të ngjashme

Back to top button