Ozil nuk ka dërguar donacione në Gaza

Ylli i futbollit gjerman, Mesut Ozil (25), të gjitha fitimet nga Kupa e Botës prej $400.000 i ka dhuruar për fëmijët në nevojë dhe projekte të ndryshme në Brazil, por jo në Gaza siç potencuan shumë media. Paratë e Ozil, mes tjerash do shkojnë për shërimin e 23 fëmijëve në Brazil që kanë probleme të rënda shëndetësore.
Këtë e ka potencuar edhe Ozili në faqen e tij në Facebook, por edhe përfaqësuesi i ekipës gjermane të futbollit, Roland Eitel, transmeton Portalb.

Ai në një deklaratë për media tha, “Aludimet se Ozili i ka donuar paratë për në Gaza, nuk janë të verteta. Mbase në të ardhmen edhe mundet, kush e di? Tani ai dhuroi paratë në Brazil dhe momentalisht ndodhet në pushim.”

Ekipa argjentinase ndjek shembullin e Ozil

Përveç Ozilit, edhe ekipa Argjentinase, e cila u mposht në finale nga Gjermania e Ozilit, ka dhuruar $110.000 për spitalin e Buenos Aires, kryeqytetit Argjentinas. Ata potencuan se janë krenarë që një pjesë e parave të tyre shkojnë për bamirësi. F.Dika/Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button