fbpx

NASA: Ka dhe 60 miliardë planete ku mund të zhvillohet jeta (VIDEO-FOTO)

Duke u bazuar në të dhënat fotografike të satelitëve dhe teleskopëve të sofistikuar, ekspertët e NASA-s deklaruan të premten se në përllogaritjet e tyre, shifra e planeteve me përmasa të ngjashme me Tokën, të ndodhura brenda hapësirës së temperaturave që pranojnë zhvillimin e jetës është dy herë më e madhe nga sa besohej, raporton HuffingtonPost.

Planet i ri i zbuluar në 5 dhjetor 2011

Më përpara, pranohej se planetet ku potencialisht mund të zhvillohet jeta në galaksinë tonë të ishin rreth 30 miliardë. Tani ata thonë se jeta mund të zhvillohet në 60 miliardë planete.

Megjithatë, një grup tjetër shkencëtarët brenda “NASA”-s, e konsideruan studimin si shumë të përgjithshëm dhe ofruan një mënyrë për të përllogaritur planetet ku jeta mund të zhvillohet.


    Sistemi yjor Kepler-22 i njohur si sistem ku ka planete në të cilat mund të zhvillohet jeta, i krahasuar me Sistemin tonë solar

Sipas tyre, është e pamundur që një planet të mirëpresë qoftë edhe format më elementare, nëse nuk ka re dhe një atmosferë, pasi në rast të kundërt, edhe në rastin e një distance brenda harkut të temperaturave të pranueshme nga ylli i tyre, temperaturat nuk do të mund të ruhen përafërsisht konstante dhe diferenca nga nata ditën do të jetë shumë e madhe.

Për këta ekspertë, midis 60 miliardë planeteve, vetëm ata që kanë një atmosferë të krijuar, ku retë janë të pranishme, mund të kenë realisht forma jete në të.


Planeti jashtë-solar, Osiris

Për momentin, planeti ku jeta besohet se është më e mundur që të zhvillohet ndodhet në sistemin e yllit “Gliese 581”. Besohet se planeti i zbuluar nga një teleskop gjigant ka ujë, temperatura të përshtatshme dhe përmasa pothuajse identike me atë të planetit tonë Tokë.


Një lloj unik i planetit të jashtëm, ekzoplanet, i zbuluar nga Teleskopi Hubble në 2006-tën

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close