Mësuesja kërcënon nxënësin: Të ngeli nëse më len

Mësuesja e anglishtes në një shkollë të mesme në Stamford është duke u akuzuar se ka kërcënuar një nxënës se do ta ngelë në qoftë se ai ndërpret lidhjen seksuale me të.

Mësuesja Danielle Watkins është dorëzuar të enjten në polici. Ajo akuzohet për sulm seksual dhe shitje të marihuanës.

Policia tha se studenti 18-vjeçar është paraqitur në polici në qershor dhe ka përshkruar se si mësuesja e anglishtes, 32-vjeçe, i ka dhënë atij drogë dhe ka bërë seks me të që nga shtatori i vitit të kaluar. Policia tha se ajo i ka dhënë edhe një 15-vjeçari marihuanë.

Avokati nga Stamford raportoi se viktima gjithashtu i tha Policisë se kishte pasur takime edhe gjatë orëve të mësimit në veturën e saj.

Ekzaminimi mjeko-ligjor kishte zbuluar në telefonin e saj mbi 2 mijë mesazhe dhe foto lakuriqe të saj, që ua kishte dërguar studentëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button