Mbështetje e qeverisë për vetëpunësim dhe krijimin e vendeve të reja të punës

Prioritet strategjik i qeverisë së RM-së është realizimi i politikave për hapjen e vendeve të reja të punës dhe punësimin e qytetarëve. Për këtë qëllim po ndërmerren një sërë masash, siç janë përmirësimi i kushteve, thithja e investimeve të huaja dhe tjera. Pikërisht për këtë Qeveria, Ministria për punë dhe politik sociale  dhe Agjencioni për punësim  gjatë javës së ardhshme  do të shpallin konkurs  ku do të përfshihen më tepër masa  dhe mundësi për dhënien e ndihmës financiare  nga ana e shtetit  në formën e kredive të lira, me ndihmën e të cilave të papunët  d të mund të fillojnë biznes dhe të vetëpunësohen.

“Konkursi do të përmbaj dy kategori dhe atë  për vetëpunësim përmes kreditimit, dhe Kreditimi i i ndërmarrjeve të vogla për hapjen e vendeve të reja të punës. Kategoria e parë vetëpunësimi përmes kreditimit paraqet mundësi për të papunët të cilët janë të evidentuar në Agjencinë për punësim, së paku një dit para shpalljes së konkursit, të mund të fitojnë kredi të lira për hapjen e biznesit ose të bashkohen disa të papunë dhe të fitojnë kredi për hapjen e bizneseve. Për hapjen e biznesit të vogël, mund të bashkohen më së shumti 3 persona dhe të punojnë në kuadër të atij biznesi. Që nënkupton punësimin e tyre.  Për secilin vend pune ata mund të marrin nga 3 mijë euro kredi me shkallë të kamatës vjetore prej 1 për qind, me afta kthimi prej një viti”, tha Aleksandar Gjeorgjiev, zëdhënës i qeverisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button