20 mesfushorët më të mirë në historinë e Bundesligës (Video)

Kampionati gjerman ndoshta nuk ka qenë shumë i shikuar në trojet shqipëtare, duke u krahasuar me atë anglez, spanjoll apo Italian, por ky kampionat ka sjellur shumë lojtarë të mirë të cilët gjithashtu kanë luajtur edhe në ligat tjera të mëdha Europiane.

Në këtë listë keni emrat e 20 mesfushorëve më të mirë që kanë luajtur ndonjëherë në Bundesliga.

Kjo listë është bazuar në golat e shënuara nga këta mesfushorë, në titujt e fituar me klubin dhe kombëtaren, me ndihmë special nga vet këta lojtarë.

Lista

Juan Arango
Krasimir Balakov
Steffan Effenberg
Ze Roberto
Olaf Thon
Thomas Haessler
Juergen Grabowski
Arjen Robben
Herbert Wimmer
Michael Ballack
Felix Magath
Franck Ribery
Schweinsteiger
Mehmet Scholl
Andreas Moeller
Bernd Schuster
Kevin Keegan

Guenter Netzer

Shumë kohë më parë nga Mesut Ozil, Guenter Netzer ishte lojtari i cili solli trendin më të ri të mesfushorëve në Gjermani. Ai ishte kryesori në skuadrën e famshme të Monchengladbach të vitit 1970. Ai ishte kryesori në triumfin e Gjermanisë në kampionatin europian 1972, duke fituar gjithashtu edhe kupën e botës 1974. Ai është votuar dy herë si lojtari më i mirë Gjerman, edhe pse në atë kohë ishin duke shkëlqyer edhe Franz Beckenbauer dhe Gerd Mueller.

Wolfgang Overath

Mesfushori bëri plotë 409 paraqitje në Bundesliga për klube nga viti 1961 deri në vitin 1977. Ai bënte pjesë në kombëtaren gjermane në tre Kampionate Botërore, duke përfunduar në vendin e dytë në 1966, të tretin në 1970 dhe duke e fituar titullin në 1974.

Lothar Matthaeus

‘Ai është rivali më i madh që kam pasur ndonjëherë. Besoj se kjo gjë është e mjaftueshme për ta përshkruar atë’, kishte thënë legjenda e futbollit, Diego Maradona në autobiagrafinë ‘Yo soy el Diego’. Matthaeus është njëri ndër mesfushorët më të mirë që ka parë ndonjëherë bota e futbollit, dhe padyshim mesfushori më i mirë që ka luajtur ndonjëherë në Bundesliga. / Portalb.mk

Sa është e saktë kjo listë? Cili është mesfushori i juaj i preferuar? Shprehuni në hapësirën për komente…

Lajme të ngjashme

Back to top button