OBRIE ka reaguar ndaj sjelljes së policisë maqedonase ndaj shtetatesve të Shqipërisë

Organizata për Bashkëpunim Rajonal dhe Integrime Evropiane, (OBRIE) ka reaguar ndaj sjelljes së policisë maqedonase ndaj shtetatesve të Shqipërisë, duke marrë shkak një incident ku ishin përfshirë nënë dhe bijë, Luljeta Telalli dhe Violeta Telalli

“Shtetasit e Shqipërisë pothuajse për cdo ditë, pa asnjë pretekst, maltretohen dhe provokohen në vendkalimet kufitare me Maqedoninë. Ta ndalosh dhe maltretosh secilin shqiptar që hynë Maqedoni për të pirë një kafe, a për të bërë shoping i thonë racizëm. Trajtimi I fqinjëve në këtë mënyrë nuk i ndihmon vendit në procesin eurointegrues. Aq më shumë irriton 1/3 e shqiptarëve që jetojnë ne këtë shtet dhe kontribuon në nxitjen e tensioneve ndëretnike”, thuhet në reagimin e OBRIE-së.

Organizata pyet se si mund të ec Maqedonia drejt Bashkimit Evropian me këtë logjikë diskriminuese dhe poshtëruese ndaj fqinjëve.

“OBRIE fton faktorin politik shqiptar dhe maqedonas në Shkup, që ndërmarr masa dhe t’i heqë barrierat dhe kontrollohet e mundimshme dhe të panevojshme të shtetasve shqiptar të cilët vijnë për turizëm apo arsye tjera në Maqedoni”, deklaron OBRIE.
Ndërkohë, policia maqedonase kishte thënë se Luljeta Telalli dhe Violeta Telalli, ditë më parë kanë sulmuar punonjësit e policisë kufitare në Qafë Thanë dhe janë arrestuar.

Por, në një prononcim për portalin informativ Drini.mk, shtetaset shqiptare kanë theksuar se për lëndimet e shkaktuara kanë marrë edhe çertifikatë mjekësore. “Për rastin në fjalë kërkojmë intervenimin e ambasadës së Shqipërisë në Shkup dhe Avokatit të Popullit. Nuk mund ta besoj se gjykata dhe policia e Maqedonise do sillej në këtë mënyrë, jemi të tmerruara dhe kemi ngelur në udhëkryq”, ka thënë Telalli.

Lajme të ngjashme

Back to top button