Carlos Slim: Duhet të punojmë 3 ditë në javë

Biznesmeni më i madh i Meksikës dhe njeriu i dytë më i pasur në botë, Carlos Slim ka deklaruar se jemi duke vepruar shumë gabim, duke punuar 5 ditë në javë. Sipas tij njerëzit duhet të punojnë vetëm tre ditë në javë.

Në një konferencë të biznesit në Paraguaj,  Slim tha se ishte koha për një “rishikim radikal” të jetës së punës së njerëzve. Në vend që të jemi në gjendje të dalim në pension në moshën 50 ose 60-vjeçare, ne duhet të punojmë deri sa të plakemi, duke na marrë shumë kohë të çmuar nga jeta jonë.

“Me tre ditë pune në javë, ne do të kemi më shumë kohë për t’u çlodhur, për një jetë më të mirë. Duke pasur katër ditë pushim do të merremi më gjëra të tjera argëtuese”.

74-vjeçari beson se një masë e tillë do të gjenerojë një forcë të shëndetshme dhe më produktive të punës. Ai vetë e ka zbatuar këtë.

Në kompaninë e tij “Telmex” të telefonisë fikse në Meksikë, punëtorët kanë një kontrate kolektive pune me kompaninë që iu jep të drejtë të dalin në pension, para se ata të mbushin moshën 50 vjeç. Ai ka krijuar gjithashtu një skemë vullnetare që i lejon punëtorët të vazhdojnë të punojnë, me pagë të plotë, por për vetëm katër ditë në javë./ Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button