Gyl: Nëse vijon kështu, Izraeli do ta pësojë rëndë

Presidenti Gyl iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve pas namazit të xhumasë dhe tha se pretendimi i Egjiptit dhe Izraelit se Turqia ka penguar armëpushimin është një pashpirtesi.

Në lidhje me sulmet e Izraelit ndaj Gazës, Presidenti Gyl tha: “Dua të saktësoj edhe një herë se sulmet, që filluan mbrëmë, tregojnë se është hyrë në një fazë shumë të rrezikshme. Dua ta paralajmëroj edhe një herë Izraelin. Nëse nuk u jep fund këtyre qëndrimeve sulmuese dhe përshkallëzuese, mund të ndodhin ngjarje më të rënda dhe këto padyshim që do të kenë rezultate edhe më të mëdha.”/trt/

Lajme të ngjashme

Një koment

Back to top button