Google raporton 16 mld dollarë të ardhura

Kompania Google ka publikuar rezultatet e saj financiare për tre mujorin e dytë të këtij viti të cilat reflektuan të ardhura prej 16 miliardë dollarësh, një rritje kjo me 22 % krahasuar me një vit më parë. Fitimet e kompanisë qëndruan në shifrën e 4.26 miliard dollarëve e cila po ashtu ishte një rritje me 27 % krahasuar me vitin e shkuar.

Nga 16 miliardë dollarë të ardhura në tre mujorin e dytë të vitit, 69 %, ose afro 11 miliardë vijnë nga uebfaqet dhe shërbimet e Google. Kjo është një tjetër rritje prej 23 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Uebsitet partnere të Google gjeneruan 3.42 miliardë $, ose 21 %, ndërsa ta ardhurat nga të tjera shërbime ishin në vetëm 10 % të totalit.

Një tjetër lajm nga Google është largimi i ekzekutivit të Google Business, Nikesh Arora. Arora po largohet për t’ju bashkuar Softbank, pasi që ka qenë në krye të kësaj detyre për 10 vite me radhë dhe po zëvendësohet nga Omid Kordestani. Duke pasur parasysh humbjen që pësoi kompania me blerjen e Motorolës për 12.5 miliardë dollarë dhe më pas për ta shitur për 3 miliardë tek Lenovo, këto statistika të kompanisë janë mjaft premtuese.

Lajme të ngjashme

Back to top button