Moment tmerrues, helikopteri përplaset në mes të qytetit (Video)

Kamerat kanë regjistruar përplasjen e një helikopteri në një bllok banesash në mes të një qyteti në Korenë e Jugut. Të gjithë anëtarët e ekuipazhit kanë humbur jetën.
Helikopteri i shpëtimit i angazhuar në kërkim për 11 personat e zhdukur në aksidentin e trajektit në prill të këtij viti, kishte pasur probleme gjatë fluturimit dhe është rrëzuar në qendrën e qytetit Gwangju, ndërsa momenti i rrëzimit është kapur nga kamerat.

Nga shpërthimi i madh pas përplasjes, kanë humbur jetën 5 anëtarët e ekuipazhit, por për fat të mirë vetëm një person në tokë ka marrë lëndime të vogla pasi është goditur nga copëzat e helikopterit të rrëzuar.

Lajme të ngjashme

Back to top button