Ja çfarë e nxit xhelozinë

Xhelozia është gjendja e dobësimit të pushtetit, të nënkuptuar kur partneri xheloz ka frikë se ka humbur pushtetin për të tërhequr tjetrin.
Xhelozia është reagim ndaj perceptimit të kërcënimit që ekziston në një marrëdhënie, që jo gjithmonë bazohet në realitet. Ajo lidhet me ndjenjat e pabarazi së dhe papërshtatshmërisë në një lidhje dhe mund të prodhojë një numër të madh e të ndryshëm reagimesh emocionale, transmeton Telegrafi

Problemet e lidhura me xhelozinë zënë një vend të rëndësishëm në konfliktet mes çiftit. Në mosmarrëveshje të tilla, njëri ose të dy partnerët nuk arrijnë të përballojnë stresin e përditshëm dhe përdorin mënyra jo të përshtatshme të komunikimit. Këta faktorë ndikojnë në hiperbolizimin e problemeve. Zakonisht, këto ndjenja janë negative, si për shembull: stresi, turbullimi, armiqësia, zemërimi etj., por ka dhe ndjenja pozitive si eksitiml, dashuria, gjallëria etj. Pra, xhelozia është gjendja e dobësimit të pushtetit, të nënkuptuar kur partneri xheloz ka frikë se ka humbur pushtetin për të tërhequr tjetrin.

Xhelozia më e fortë dhe potencialisht më shkatërruese synon të rritet kur provon kërcënimin ndaj ekskluzivitetit seksual. Madje janë disa dallime kulturore në llojin e sjelljes që shkaktojnë xhelozinë seksuale. Një nivel i caktuar stresi dhe konflikti është i pashmangshëm kur njerëzit kanë lidhje të forta emocionale me njëri-tjetrin, sidomos kur ata jetojnë bashkë. Nga natyra e tyre, marrëdhëniet intime krijojnë konflikte midis dëshirës së çdo partneri për pavarësi kundrejt dëshirës për afërsi, midis nevojës për të qenë i hapur dhe nevojës për privatësi, midis dëshirës për veprime të parashikuara dhe kundrejt asaj për të provuar romantizmin spontan.

Nuk ekziston një ndarje e thiktë për të analizuar në një peshore xhelozinë mes meshkujve dhe femrave, pasi kjo gjë varet nga vetë individi, nga sjelljet e tij, nga karakteri, mendimet dhe në shumë raste kjo xhelozi është e trashëguar gjenetikisht.

Përgjithësisht personat xhelozë janë ata më egoistët, që dëshirojnë një fokusim total të partnerit të tyre tek vetë ai. Këta individë e shfaqin xhelozinë e tyre në forma të ndryshme, por ka dhe nga
ata që e mbajnë përbrenda dhe zgjedhin për të mos u prononcuar duke u bërë agresiv në vetvete.

Lajme të ngjashme

Back to top button