Siri: Militantët vrasin 270 njerëz

Një grup monitorues ndërkombëtar ka thënë se militantët e Shtetit Islamik, të njohur më parë si “Shteti Islami i Irakut dhe Levanti”, kanë vrarë 270 ushtarë, roje dhe pjesëtarë të stafit kur janë kapur në një fushë të gazit natyral të Sirisë.

Observatoriumi Sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Britani, ka njoftuar sot se shumica e atyre që janë vrarë në fushën e gazit Sha’ar në pjesën qendrore të Sirisë, janë ekzekutuar nga militantët e grupit që janë ndarë nga Al Kaida.

Mediat shtetërore në Siri nuk e kanë përmendur sulmin deri në mëngjesin e sotëm.

Grupi në Londër thotë se 170 mijë persona janë vrarë prej se ka filluar konflikti në Siri, që fillimisht u nis si lëvizje e protestave paqësore në vitin 2011, por më pas kaloj në luftë civile në mes të forcave të presidentit Bashar al Assad dhe kundërshtarëve të tij. /rel

Lajme të ngjashme

Back to top button