Ban Ki-mun do të ndërmjetësojë për ndërprerjen e konflikteve në Lindjen e Afërt

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, është nisur drejt Lindjes së Mesme për të ndihmuar në dhënien fund të konfliktit midis Hamasit dhe Izraelit.
Nënsekretari i Përgjithshëm për Çështje Politike, Xhefri Feltman, ka njoftuar për këtë udhëtim gjatë një takimii urgjent për Gazën.

Feltman i ka thënë Këshillit të Sigurimit se armëpushimi është i “domosdoshëm” që të arrihet sukses në trajtimin e nevojave urgjente humanitare.

Mjekët kanë informuar se 48 palestinezë janë vrarë më 18 korrik, derisa mijëra ushtarë izraelitë kanë kaluar në territorin e Gazës për të bërë përpjekje që të shkatërrojnë aftësitë për sulme me raketa të Hamasit dhe tunelet që militantët i shfrytëzojnë për të kaluar në Izrael.

Numri i viktimave palestineze ka arritur në 289 të vrarë prej 8 korrikut, kur Izraeli filloji sulmet ajrore kundër militantëve të Hamasit të cilët e sulmojnë regullisht Izraelin me raketa.

Presidenti amerikan, Barak Obama, ka thënë se SHBA-ja është “thellësisht e shqetësuar rreth rrezikut të eskalimit të mëtejshëm të situatës dhe humbjes së jetëve të pafajshme” në këtë konflikt.

Lajme të ngjashme

Back to top button