Aksidentohet në Serbi autobusi nga Podujeva, 30 të lënduar

30 persona janë lënduar pasi autobusi nga Podujeva që udhëtonte në relacionin Salzburg-Prishtinë, për arsye të panjohura deri tash, ka dalë nga rruga.

Siç raportojnë mediat serbe, në këtë autobus kanë qenë 32 pasagjerë. Mediat atje tregojnë se ky aksident ka ndodhu sot në mëngjes rreth orës shtatë. Në vend kanë dal ekipet urgjencës nga Prokuplja që erdhën për të ndihmuar dhe kolegët nga Kursumlija dhe Nishi, të cilët kanë nxjerrë jashtë pasagjerët e plagosur.

Pasagjerët e plagosur , sipas mediave Serbe janë dërguar në spital. Por, siç thuhet asnjë nga pasagjerët nuk ishte në rrezik për jetë.

Lajme të ngjashme

Back to top button