Pasioni i Shpend Ahmetit “Stand by me” (Video)

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti vazhdon të jetë në thumbin e medieve dhe publikut rreth premtimeve që ai i dha kur u zgjodh kryetar. Disa po i realizon e disa të tjera mbesin premtime, të paktën tash për tash.
E Shpendi, sigurisht i ngarkuar shumë me problemet e kryeqendrës, kohë pas kohe ia thotë edhe këngës. I njohur si adhurues i bendit U2, kësaj herë numri një i Prishtinës “sjellë” diçka të re nga ‘repertori’ i tij muzikor.
Ai në një mbrëmje të organizuar në kryeqytet e ka marrë mikrofonin dhe e ka kënduar këngën hit “Stand by me”.
Videoja ku këndon Shpendi është postuar në YouTube nga një personin nën emrin “Gjithqka Fresh”. /Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button