Messi: Ju falemnderit!

Messi shprehu gjithë vlerësimin e tij për mbështetjen që ka marë pas Botërorit, si dhe krenarinë për atë që arriti Argjentina në Kupën e Botës, shkruan Super Sport.

Disfata në finalen e Botërorit ishte e hidhur për Argjentinën, por ylli i Selecion pas saj dite shikon anën pozitive të aventurës së skuadrës së udhëhequr prej tij në Brazil. Lionel Messi shprehu gjithë vlerësimin e tij për mbështetjen që ka marë pas Botërorit, si dhe krenarinë për atë që arriti Argjentina në Kupën e Botës nëpërmjet një mesazhi në dy gjuhë, Spanjisht dhe Anglisht, në faqen e tij të Facebook. Messi gjithashtu shikon përpara drejt sfidave të reja me kombëtaren e tij në vend që të qajë të kaluarën dhe është i kënaqur me atmosferën që ka krijuar në atdheun e tij progresi i skuadrës së drejtuar nga Sabella deri në finalen e Botërorit, një arritje që Argjentinës i mungonte që nga 1990-ta kur në skuadër luante ende Diego Armando Maradona.

“Dua t’iu falënderoj për gjithë mbështetjen që më keni dhënë që kur mbaroi Kupa e Botës, – shkruan Messi në profilin e tij të rrjetit social, – Është vërtetë diçka e këndshme të shohësh një vend të tërë që emocionohet sërish për skuadrën. Tani ne kemi sfida të reja përpara, me të cilat do të përballemi me të njëjtin përkushtim. Ju faleminderit të gjithëve, përqafime!”

Argjentina shpreson të kënaqë tifozët e saj dhe të ngjisë të tjera shkallë verën e ardhshme në Kupën e Amerikës, që pritet të jetë një turne intrigues duke marë në konsideratë numrin e skuadrave amerikano-jugore që u paraqitën në mënyrë impresive në Kupën e Botës.

Lajme të ngjashme

Back to top button