Franca, shteti i parë që ndalon marshimet pro-palestineze

Qeveria socialiste e Francës provokoi irritime sot, pasi u bë shteti i parë në botë që ndalon protestat kundër sulmit izraelit në Palestinë.

Në atë që shihet si një sulm i egër ndaj demokracisë, ministri socialist i Brendshëm, Bernard Cazeneuve, tha se demonstratat masive të planifikuara për në fundjavë nuk duhen mbajtur.

Cazeneuve tha se ekzistonte “një kërcënim ndaj rendit publik”, ndërkohë që kundërshtarët thanë se ai po “kriminalizon” mbështetjen popullore ndaj popullit palestinez.

Mijëra vetë kishin planifikuar të marshonin kundër trazirave aktuale në Gaza, duke bërë thirrje për dhënien fund në mënyrë të menjëhershme të shkaktimit të viktimave mes civilëve, veçanërisht fëmijëve të pafajshëm.

Por, Cazeneuve i frikësohet faktit që, në këto protesta mund të përsëriten luftimet mes komunitetit ultranacionalist të hebrejve dhe pro-palestinezëve, siç ndodhi pas një demonstrate gjatë së dielës së kaluar.

Duke iu referuar marshimit kryesor në Paris, Cazeneuve tha: “Konsideroj se nuk janë kushtet e përshtatshme për të garantuar sigurinë”. Ai mirëpriti çdo procedurë ligjore të iniciuar nga policia e Prefekturës së Parisit për të ndaluar marshimet, pavarësisht se ato ishin reklamuar gjerësisht.

Cazeneuve këshilloi gjithashtu prefektët e tjerë anembanë Francës, për të ekzaminuar marshimet e planifikuara mbi baza “rast pas rasti”, si dhe t’i ndalonin ato “nëse nuk ishin të përshtatshme”. / Top Channel

Lajme të ngjashme

Back to top button