fbpx

Ivanov: Zemra jonë është me Erdoganin

Presidenti i Maqedonisë Gjorgji Ivanov i ka dhënë përkrahjen kryeministrit turk Rexhep Tajip Erdoganit lidhur me protestat që u mbajtën në parkun Gezi, në Stamboll, njofton agjencia turke, Anadollija.

Sipas kësaj agjencie, Ivanov e ka bërë këtë deklarim gjatë takimit me Serdar Xhem, presidentin e agjencisë turke për koordinim dhe bashkëpunim.

Gjatë takimit është përfshirë edhe çështja e protestave në Turqi.

“Erdogan nuk duhet të mërzitet dhe duhet të rezistojë. Të gjithë e dimë se në ngjarje të tilla përzihen edhe shtetet e huaja të cilat i bëjnë lojërat e tyre. Zemra e tij është me tonën, ndërsa e jona me zemrën e tij”, citohet të ketë thënë Ivanov.

Lajme të ngjashme

Back to top button