Erdogan sërish godet: Izraeli, shteti më i përkryer për vrasjen e fëmijëve

Erdogani ka vazhduar kritikat e tij adresuar shtetit hebre, duke e akuzuar për gjenocid dhe masakra në Gaza, si dhe rikonfirmoi se nuk do të ketë asnjëherë përmirësim të marrëdhënieve mes Turqisë dhe Izraelit, sëpaku derisa ai është në qeveri.

Ai gjithashtu ka kritikuar edhe SHBA-në dhe Rusinë, që rrinë indiferentë në reprezaljet izraelite në Gaza.

I pyetur në lidhjen e vrasjeve të 3 adoleshentëve hebre nga forcat e Hamasit, ai tha, “Ata janë të gjitha gënjeshtra. Izraeli është shteti që di më së mirë të vrasë fëmijë. E kam thënë edhe në Davos, ata gjuajnë fëmijët në bregdet, tani ata vrasin fëmijët në bregdet me bomba.” – theksoi kryeministri turk, transmeton Portalb.

Ofensiva izraelite në Gaza ka hyrë në ditën e 11 të saj, duke rritur numrin e të vrarëve palestinez në 271.

Erdogani kritikon “tiranin” Sisi

Gjithashtu, kryeministri turk nuk ka lënë anash edhe “tiranin jolegjitim”, siç e quajti ai kryetarin aktual të Egjiptit, Sisin.
I pyetur mbi armëpushimin egjiptian të propozuar nga Sisi, ai tha, “Është Sisi parti politike? Sisi është tiran vetë. Ai nuk dallon nga tjerët, i cili ka bllokuar të gjitha ndihmat në drejtim të Gazës.” – Përfundoi për reporterët, Rexhep Taip Erdogan. / F.D. Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button