fbpx

Magjia e Madibas, urime ditëlindjen

Sot është 86 vjetori i ditëlindjes për Nelson Mandelas. Për këtë arsye edhe Google i ka kushtuar Doodl-e heroit të famshëm.

Google- Mandela

Është i njohur si një super yll sporti apo muzike, idol i miliona njerëzve, çliroi të zinjtë nga apartheidi, bashkoi vendin e tij, me një fjalë, është një legjendë e kohëve moderne dhe bëhet fjalë për Nelson Mandela.

I dënuar me 10.000 ditë burg, diku pak më shumë se 27 vjet, për shkak të mos marrëveshjeve mes të bardhëve dhe të zinjve, Nelson Mandela është bërë sinonim i suksesit të ndryshimeve shoqërore me anë të paqes. Frymëzuesi i shumë shkrimtarëve dhe historianëve, temë e shumë librave që flasin mbi jetën e tij, kanë një gjë të përbashkët: edhe pse qenie njerëzore, vend për kritika nuk ka.

Mbretëresha Elizabeth II, Bill Clinton, Michael Jackson, njerëzit më të njohur dhe të fuqishëm të botës, kërkonin vazhdimisht takime për të biseduar me të. Andaj shpesh Mandale quhet edhe si Madiba i Magjishëm.

Prej në fillim të formimit të karrierës së tij, ai do pëlqente librin “Arti i Luftës” të strategut antik kinez, Sun Tzi, ku spikasin dy thëniet, “fitorja më e leverdishme kundër armikut, është fitorja kur mposhtet pa luftë” si dhe, “ nëse njeh veten dhe armikun, nuk ke pse u frikohesh edhe 100 luftërave të njëpasnjëshme” , pikërisht këto ide do e ndiqnin gjatë gjithë jetës së tij, veçanërisht në procesin e tij gjyqësor, i ashtuquajtur Rivonia, ku e bëri të njohur edhe botërisht. Në këtë proces, ai njihet edhe si armiku numër 1 i shtetit, për shkak të dasive mjaft të mëdha mes të zinjve dhe të bardhëve si dhe të drejtat që kërkonin ato të parët; por përkundër gjithë këtyre, Mandela në procesin gjyqësor do thotë, “E gjithë jeta ima do i përkushtohet luftës së të drejtave të barabarta mes të zinjve dhe të bardhëve dhe për të krijuar një shtet të lirë e demokratik. Nëse dëshironi të nderuar gjyqtarë, unë edhe do vdisja për këtë ideal timin.”

E gjithë kjo erdhi pasi policia afrikane jugore, gjuajti mbi 69 protestues të zi, në vitin 1960, më ç’rast i hapi rrugën edhe apartheidit 30 vjeçar në këtë shtet.

Një ndër sukseset e tij të magjishme ishte edhe mbajtja e Kupës së Botës në Afrikën e Jugut, duke u bërë shteti i parë afrikan që organizoi këtë eveniment të madh sportiv. Kjo kishte domethënie të madhe për të, pasi Mandela shpesh thoshte, “ sporti ka fuqinë e ndryshimeve në shoqëri, pasi është me e fuqishme sesa qeveritë.”

Ky njeri, kishte fuqinë për të ndryshuar vendin e tij në formën më paqësore të mundshme, ku dallimet mes racave ne vendin e tij u çrrënjosën. Këtë e dëshmuan edhe vendet e kultit gjatë varrimit të tij, ku të bardhët dhe të zinjtë luteshin së bashku për shpirtin e tij.

Ai u bë hero për Afrikën, ashtu siç është Simon Bolivari për amerikano latinët, Mahatma Gandhi për indianët dhe Marthin Luther Kingu për të zinjtë amerikanë.

Me rastin e ditëlindjes së tij, do donim ta mbyllnin këtë shkrim me thëniet e Barack Obamës drejtuar botës, “ shikoni se edhe ne mundemi të bëjnë ndryshime” dhe se “jeta ime, pa eksperiencën e Mandelas nuk do kishte vlerë.”

Një histori e shkurtër e tij

I lindur në 18 korrik 1918, në provincën Kap të Afrikës Jugore, Mandela do të shquhet si student i drejtësisë në universitetin Fort Hare, do të bëhet i njohur edhe si avokati i parë me ngjyrë në shtetin e tij, 1956. Për shkak të luftës që i bënte apartheidit afrikan, ai do dënohet me diku 27 vjet si i rrezikshëm dhe komplotist kundër interesave të shtetit. Pas lirimit nga burgu, ai fiton çmimin NOBEL për paqe, 1993, dhe një vit më pas do mban postin e presidentit të parë të Afrikës së Jugut.

Në 2004 jep dorëheqje nga të gjitha postet zyrtare dhe në 5 dhjetor 2013, ndërron jetë në shtëpinë e tij, në moshën 95 vjeçare.

Përktheu dhe përshtati Fitim Dika, Portalb

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close