Shteti me pagën minimale më të ulët në botë është Serbia

Shteti që ka pagën minimale më të ulët të siguruar me ligj është Serbia dhe për dy vitet e fundit në këtë shtet paga minimale nuk ka ndryshuar. Pra paga minimale në Serbi është 115 dinar e barabartë me 0.89 euro.

Bullgaria dhe Rumania nuk kanë ndonjë diferencë të madhe në krahasim me Serbinë, në këto vende paga minimale shkon të paktën 1.04 -1.14 euro në orë. Brazili, Lituania, Letonia, dhe Republika Çeke vijnë të tretat me 1.15, 1.76, 1.93, dhe 1.95 euro në orë. Raporti është bërë i ditur nga e përditshmja e Beogradit “Danas”.

Punëtorët në Australi kanë pagën minimale më të lartë të garantuar me ligj prej 11.88 euro në orë. Në SHBA, shifra është 10.1 USD, ndërsa shumë vende, duke përfshirë edhe Gjermaninë, Suedinë, Danimarkën, Finlandën, në këto vende nuk kanë legjislacionin që rregullon pagën minimale.

Qeveria serbe vendosi të japë sigurim shëndetësor për më shumë se 26.000 të punësuar në kompanitë e ristrukturimit dhe për ata punëtorë të zonave të pazhvilluara, që nuk janë të siguruar. / Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button