Ja pse MH17 u qëllua nga separatistët pro-rusë!

Piloti i aeroplanit  malazez, MH17 që u rrëzua në Ukrainë, kishte raportuar disa minuta përpara aksidentit të tmerrshëm në lidhje me vendndodhjen e tij mbi zonën e rrezikshme.

Sipas një eksperti, piloti kishte deklaruar se “ndihej në siklet” në lidhje me faktin se po fluturonte mbi Ukrainë dhe vendosi të ndryshonte kurs në drejtim të territorit armiqësor të separatistëve pro-rusë  të raketave, të cilët e kanë ngatërruar me një avion transporti ushtarak.

Igor Sutyagin, kërkues shkencor i studimeve ruse nga Instituti i Shërbimeve të Bashkuara Mbretërore, beson se MH17 u rrëzua nga rebelët në Ukrainën lindore, nëpërmjet  një sistemi të raketave tokë-ajër.

Ai i tha për “MailOnline” se sipas informacionit nga një burim të cilin nuk e përmendi,  piloti i MH17 ishte  ‘ndjerë keq’ në lidhje me kursin e tij mbi hapësirën ajrore të Ukrainës, dhe kishte ndryshuar drejtim.

Sipas Sutyagin,  avioni  mund të jetë ngatërruar nga rebelët për një avion qeveritar ukrainas që do të kryente furnizim ushtarak.

Teoria e tij duket se mbështetet nga një hartë, e cila tregon se rruga që duhej të ndiqte piloti dhe që e ka ndjekur për dhjetë fluturime të kryera më parë, nuk përkonte me kursin e ndjekur nga ai në momentin e rrëzimit.

Ai tha gjithashtu që “ka një brigadë ukrainase të bllokuar nga separatistët në afërsi të kufirit rus. Ajo është e bllokuar në të tre anët nga separatistët, kështu që ukrainasit  përpiqen të furnizohen nga ajri nëpërmjet transportit ajror”.

Prandaj, pilot i MH17 tha se ai “ndihej keq”, dhe kërkoi të ndryshonte kursin e tij për të dalë nga zona e rrezikut. Por disa  kilometra më në jug është një aeroplan i ushtrisë ukrainase  një IL76, i cili duket njësoj si MH17 në ekranin e radarit.

Kjo ka bërë që MH17 të ngatërrohej me avionin që furnizon forcat qeveritare ukrainase me armatime./ Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button