Berluskoni i shpëton sërish dënimit për abuzim seksual

Ish-kryeministri italian, Silvio Berluskoni nuk do të dënohet për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me një të mitur. Kërkesa për hedhjen poshtë të kësaj akuze është pranuar sot nga gjykata në Milano, Itali.

Vendimi për të dënuar me shtatë vite burg, për rastin e ashtuquajtur “Ruby”, është hedhur poshtë nga gjykata në Milano. Vitin e kaluar ish-kryeministri u akuzua se kishte paguar për të kryer marrëdhënie seksuale më një balerinë 17-vjeçare e quajtur Karima El Mahroug, në një klub nate.

Aktualisht ai është duke kryer një shërbim ndaj komunitetit. Berluskoni 77-vjeçar, ndihmon një herë në javë njerëzit me sëmundjen e Alzheimerit.

Ai filloi duke bërë këtë shërbim në maj dhe deri tani ky është i vetmi vendim përfundimtar i marrë  kundër tij, nga të  gjitha rastet e tjera gjyqësore, të cilat nuk kanë qenë të pakta./ Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button