Lëndohen shtatë persona në një aksident trafiku në Tetovë

Në një aksident trafiku mes dy makinave afër Universitetit të Evropes Juglindore, lëndohen 7 persona. Aksidenti ka ndodhur mbrëmë rreth ores 21.40 ne rrethrrotullimin afer Universitetit ne bulevardin e Ilindenit, ku njëra veturë është rrokullisur. Drejtori i Spitalit të Tetovës Florin Besimi tha se 7 persona janë lënduar. Tre janë lëshuar në shtëpi, katër të lënduar qëndrojnë në spital. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton aksidentin ku më vonë do të dalin me njoftim zyrtar.

Lajme të ngjashme

Back to top button