Shkup, protesta të qeta kundër rasteve të montuara politike, kërkesat shtohen(VIDEO-FOTO)

Vazhdojnë protestat kundër rasteve të montuara politike në Maqedoni. Qindra qytetarë sot me parulla të cilat përcillnin mesazhe për kërkim të drejtësisë, nisën marshin nga QT Çairçanja për tu ndaluar nga policia te TQ Mavrovasja. Ata nuk mundën të shkonin deri te caku i tyre, Gjykata Themelore e Shkupit andaj Këshilli organizativ i përbërë nga familjarët dhe studentët mbajti fjalimin para kordonit policor. Më poshtë e keni kronologjinë e protestave që ua sjell gazetari i Portalb.56 54 55 Protesta 18korik1 14.35 – Organizatori i protestës, Bedri Ajdari, familjar i dy të burgosurve të rastit “Monstra” u drejtua para të pranishëmve duke thënë se 4 kërkesave të tyre u shtohet edhe një e cila është- Avokati i popullit ti vizitojë të gjithë ata që janë arrestuar gjatë protestave të ditëve të kaluara në Shkup dhe Tetovë. Masa e madhe e protestuesve u shpërnda.

Portalb ju sjell kërkesat e protestuesve:

  • Shpalljen e 6 të burgosurve të rastit Monstra, të pafajshëm, lirimin e menjëhershëm dhe dëmshpërblimin e tyre.
  • Shkarkimin e prokurores dhe gjykatësit të rastit “Monstra”  dhe ndjekjen e tyre penale për keqpërdorimin të detyrës zyrtare. Dorëheqja e Ministres së Punëve të Brendshme , Gordana Jankullovska për shkak të shkeljes së detyrës zyrtare.
  • Lirimin e menjëhershëm të të gjithë të arrestuarve në Shkup dhe Tetovë
  • Avokati i popullit ti vizitojë të gjithë ata që janë arrestuar gjatë protestave të ditëve të kaluara në Shkup dhe Tetovë.

Kërkesat e protestuesve bitpazar-122222

14.30 – Kryetari i Unionit të studentëve, Daim Luçi shpalosi para mediave 4 kërkesat e protestuesve duke ua shtuar edhe një- ombucmani ti vizitojë jo vetëm ata të dënuarit me burg të përjetshëm por edhe të arrestuarit nga protestat e kaluara në Shkup dhe Tetovë. 14.20 – Protestuesit mbeten të barikaduar para Mavrovases. Situata është e qetë dhe për këtë moment, atyre u është drejtuar Ziadin Sela. “Protestat nuk do të ndalen para Gjykatës, para Parlamentit dhe Qeverisë, do të protestojmë para gjitha institucionev që ua mohojnë të drejtën shqiptarëve sepse duam drejtësi” tha mes tjerash, Sela.

Protesta 18 korrik 129035

13.45 – Qindra qytetarë të Shkupit e filluan protestën e tyre kundër rasteve të montuara politike ndaj shqiptarëve të Maqedonisë si dhe duke kërkuar të lirohen 6 të burgosurit me burg të përjetshëm të rastit “Monstra”. Me moton “Duam liri” dhe “Ndal proceseve të montuara poliotike”, “Gjykatë të pavarur” ata kanë nisur nga Çairçanja në drejtim të Gjykatës Themelore, Shkupi 1. Unioni i Studentëve u bashkua me ata Bit Pazari për ta vazhduar marshin. Në turmë mes familjarëve vërehet ish deputeti Hisni Shaqiri dhe kryetari i Strugës, Ziadin Sela. Gazteari i Portalb në terren raporton se policia ka barikaduar rrugën te Mavrovasja dhe nuk lejon marshi të kalojë deri te Gjykata. 129033 Protesta 18korik 10489698_250109361865077_6368620701047350192_n

Lajme të ngjashme

Back to top button