Xhambazovski: Numri i turistëve të huaj shënon rritje prej 100 përqind

Numri i turistëve të huaj shënon rritje të vazhdueshme. Në periudhë prej tetë viteve është vërejur rritje prej 100 përqindëve.

Këtë vit pritet që numri i turistëve të huaj të tejkalojë shifrën prej 450 mijë. Më të shumtë janë vizitorët nga Turqia, Greqia, Serbia, Holanda dhe Bullgaria, ndërsa target grupe të reja janë Kina, si dhe Amerika Veriore, ku do të ofroht turizmi aktiv. Këtë, në intervistën për MIA-n e theksoi drejtori i Agjencisë për promovim dhe mbështetje të turizmit, Kristian Xhambazovski.

“Vitin 2013 e rrumbullaksuam dhe përfunduam me sukses dhe e realizuam dhe tejkaluam atë që e parashikuam. Do të thotë, kemi rritje prej 14 për qind të turistëve të huaj, që paraqet 2,5 herë më shumë nga mesatarja që është për botën sipas Organizatës botërore turistike. Parashikimet tona janë se deri në fund të vitit 2014 do të tejkalojë numri prej 450 mijë vizitorëve, vizitorëve të huaj”, thotë në intervistë Xhambazovski.

Më të shumtë, siç shtoi, për vitin  kaluar ishin turistët nga Turqia 72 mijë, të cilët pasohen nga turistët nga Greqia, më pas nga Serbia, Holanda dhe Bullgaria. Duke përmendur prezantime të shumta në panaire, paralajmëroi se destinacion i ri është Franca, Kina, ku do të ketë qasje të pavarur, por edhe të përbashkët me vendet e rajonit, Rusia dhe Amerika Veriore.

Ai thekson se të dhënat e përpunuara për këtë vit tregojnë ritje prej pesë për qind dhe se tregojnë se Maqedonia po shkon në drejtim të mirë edhe krahas asaj që pati fatkeqësi natyrore në rajonin e Ballkanit. Për subvencionet, si masë për tërheqjen e turistëve, Xhambazovski tha se po jep rezultate.

Ai theksoi se për momentin, nga turizmi, derdhja e parave është 200 milionë euro dhe se pjesëmarrja e tij në BPV dy për qind dhe ai të rritet në 5 për qind deri në vitin 2020.

Lajme të ngjashme

Back to top button