PSG e jep Rodriguezin në këmbim me Lopezin

Skuadra mbretërore Real Madrid dhe Monako të mërkurën kanë intensifikuar negociatat për talentin James Rodriguez. Sipas AS, marrëveshja është mbyllur për 80 milion euro.

Por tani po tentohet që kjo shumë të zvogëlohet nga Reali, duke dërguar në drejtim të Monakos ndonjërin nga lojtarët e tepër.

Pas refuzimit për të futur në këtë operacion mbrojtësit Pepe dhe Coentrao nga Reali, Monako po tenton ta shfrytëzojë këtë tollovi, duke kërkuar portierin e kërkuar nga disa skuadra, Diego Lopez.

AS nuk e cek vlerën që mund t’i vendosin Diego Lopezit të dy skuadrat, por që James Rodriguez do të transferohet në Bernabeu është punë mese e kryer sipas tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button