Çfarë duhet të ndodh në Maqedoni që deputetët të diskutojnë në Komitet?!

Si një institucion për avancimin e marrëdhënieve mes etnive të ndryshme në Maqedoni, Komiteti për marrëdhënie ndërmjet bashkësive etnike në kuadër të Parlamentit të Maqedonisë, ende nuk ka bërë të ditur ndonjë datë për mbajtjen e seancave në lidhje me protestat e fundit në Shkup të cilët do të vazhdojnë.

Redaksia e Portalb është munduar të kontaktojë partitë qeveritare, por ata nuk kanë dashur të komentojnë situatën e mosfunksionimit të komitetit. Talat Xhaferi dhe Ilija Dimovski, nga radhët e BDI-së e VMRO-së respektivisht, nuk kanë qenë të kapshëm për prononcim për arsye, siç theksojnë ata, të punëve dhe angazhimeve tjera.

Fazliu: BDI fajtore për mosfunksionimin e komitetit

Nga radhët e PDSH-së, Bekim Fazliu bën me dije se partia në pushtet, BDI, bën çmos që ky komitet mos të funksionojë si duhet dhe derisa kjo parti udhëheq këtë komitet nuk do vërehen rezultate konkrete.

Komiteti për fajin e BDI-së asnjëherë nuk ka funksionuar si duhet… Bëjnë çmos qe ky komitet mos të funksionoj si duhet. Tani ende nuk është bërë konstituimi i këtij komiteti. Deri sa të udhëheqë BDI me ketë komitet, aspak nuk kam shpresa se do të kryej funksionin e duhur.” Thotë për Portalb, Fazliu.

I pyetur nëse ky komitet ka bërë ndonjë thirrje për ditët në vazhdim, ai përgjigjet, “Jo, pasi ende s’është thirrur seanca konstituive.” përfundon deputeti Bekim Fazliu për Portalb.

Bilalli: Ky organ u shndërrua në një institucion të papunë

Analisti dhe ish deputeti, Mersel Bilali, thekson se ky komitet është tërësisht jofunksional dhe se me politikë të dobët është arritur edhe limitimi i këtij organi.

“Mendoj se një institucion i tillë si komiteti, u tregua si jofunksional dhe roli i tij edhe pse ishte paraparë që të ishte më i gjerë, ai u limitua vetëm në dhënien e mendimit, nëse në parlament kemi mos marrëveshje apo kontestim të një ligji, i cili, miratohet me procedure normale apo me votim të dyfishtë(Badenterit). Kështu që ky organ u shndërrua në një institucion të papunë pasi nuk kemi parë rezultate konkrete. Andaj shumë probleme ndëretnike ky organ as që i ka vërejtur siç duhet. Me politik të dobët është limitu edhe organi”, thotë Mersel Bilalli për Portalb.

Edhe pse ky komitet ka mbajtur disa seanca dhe atë në prani të ambasadorëve të huaj, përsëri është bërë arenë përplasjesh mes pushtetit dhe opozitës, por edhe mes shqiptarëve dhe maqedonasve duke e tensionuar akoma më shumë situatën në vend. /

Fitim Dika, Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button