Zyrtare: Fillon ofensiva në Gaza (VIDEO)

Ashtu siç pritej, kryeministri izraelit Natanjahu dhe ministri i mbrojtjes Moshe Ya’alon, në një fjalim para pak orësh për media, dhanë dritë jeshile për ofensivën kundrejt Gazës. Pretekst për këtë sulm të rëndë, e kishin shkatërrimin e tuneleve të nëntokës së militantëve të Hamasit, që sipas tyre përbëjnë rrezik të vazhdueshëm për civilët izraelitë. Në fjalimin e tyre ata mobilizuan edhe 18.000 rezervistë të tjerë të ushtrisë.
Në anën tjetër, Hamasi e ka paraqitur vendimin izraelit si “idiotesk” dhe se në ditët e ardhshme do e paguajnë me çmim të lartë vendimin.

Ekspertët e Lindjes së Mesme thonë se pushtimi i Gazës është një gabim historik i Izraelit. Ariel Sharon kishte parë larg kur u tërhoq nga Gaza sepse të qeverisësh 2.6 milionë palestinezë në Gaza do të jetë e pamundur. Fitorja në pak ditë do të jetë e ushtrisë izraelite por në afat të gjatë do të jetë një bumerang.
Prej sulmeve dhjetë ditore të Izraelit kundrejt Gazës, e kanë humbur jetën mbi 250 persona, ku vetëm njëri prej tyre ka qenë Izraelit./F.Dika Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button