E pabesueshme: Nëna e Ronaldos ishte gati ta abortonte atë!

Nëna e Cristiano Ronaldos, Dolores Aveiro, ka rrëfyer në biografinë e saj se si ishte gati ta abortonte tani yllin e Real Madridit.

Dolores Aveiro, nëna e superyllit të Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka publikuar biografinë e saj.

E shkruar nga Paulo Sosa dhe nën titullin: ‘Kuraoja e nënës’, Dolores ka rrëfyer se si për shkak të kancerit në gji dhe varfërisë e ka menduar abortimin e Ronaldos, i cili është fëmija e saj i katërt.

Ndryshe, në publikimin e kësaj biografie të nënës së tij mungoi Ronaldo, i cili ka udhëtuar në Kinë me të dashurën, Irina Shayk, për ta promovuar një reklamë të tij të re. /Telegrafi

Lajme të ngjashme

Back to top button