Çmenduria izraelite s’njeh kufi: Nënat e të gjithë palestinezëve duhet të vriten

Një politikane izraelite shumë e njohur, Ayelet Shaked e partisë ultra-nacionaliste Jewish Home Party është shprehur se palestinezët janë “terroristë” dhe se të gjithë nënat e tyre duhet të vriten në Rripin e Gazës.

“Ata kanë për të vdekur dhe shtëpitë e tyre duhet të digjen, në mënyrë që nënat palestineze të mos lindin më fëmijë terroristë. Ata janë të gjithë armiqtë tanë dhe gjaku i tyre është në duart tona”, ka thënë Shaked.

Kjo deputete izraelite nuk është hera e parë që sulmon palestinezët në mënyrë kaq ekstreme.

Ajo është e njohur për deklarata të tilla ekstreme kundër palestinezëve dhe në rrjetin e saj social shkruan vetëm me frymë nacionaliste e në në mënyrë të ashpër, ç’njerëzore e të egër kundër palestinezëve. /albeu.com

Lajme të ngjashme

Back to top button