Agjërimi i Ramazanit

Allahu,- xhele ue ala thotë: “O besimtarë! Ju është urdhëruar agjërimi, ashtu si u ka qenë urdhëruar atyre para juve, që të jeni të devotshëm.” (Bekare: 183).

Transmetohet nga Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- alejhi selam!,- ka thënë: “Ai që falet në natën e Kadrit me bindje dhe shpresë në shpërblimin e Allahut, i falen mëkatet e kaluara.”

 

(Shënuan: Buhariu: 2014 dhe Muslimi: 760).

Transmetohet nga Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- alejhi selam!,- ka thënë: “Pesë kohët e namazit, xhumaja deri në xhumanë tjetër dhe ramazani deri në ramazanin tjetër (ardhshëm), ia shlyejnë mëkatet (besimtarit) të cilat bëhen ndërmjet tyre, nëse largohet nga mëkatet e mëdha dhe nuk i vepron ato.” ( Shënuan: Muslimi: 16/233).

Transmetohet nga Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- alejhi selam!,- ka thënë: “Tre personave nuk i refuzohet duaja-lutja: Agjëruesit derisa të bëjë iftar, udhëheqësit të drejtë, dhe lutjen e atij që i bëhet padrejtësi, do ta ngre Allahu mbi retë dhe ia hap dyert e qiellit dhe thotë: Pasha Madhërinë Time, do të ndihmojë qoftë edhe pas një kohe.”

(Shënuan: Tirmidhiu: 2536 dhe Ibn Hibani në Sahihun e tij: 3419. Tirmidhiu thotë se hadithi është hasen).

Transmetohet nga Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- alejhi selam!,- ka thënë: “Kur vjen ramazani hapen dyert e Xhenetit, mbyllen dyert e Xhehenemit dhe prangosen (lidhen me pranga) dhe shejtanët.” (Buhariu: 1898 dhe Muslimi: 1079).

Transmetohet nga Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- alejhi selam!,- ka thënë: “Nëse e shihni hënën e re filloni agjërimin. Nëse e shihni përsëri ndërprene agjërimin. Nëse ka shumë re ose vranësira dhe ju vështirësohet juve shikimi i hënës së re, atëherë agjëroni apo plotësoni agjërimin e ramazanit tridhjetë ditë.” (Shënon: Muslimi: 1081).

Transmetohet nga Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- alejhi selam!,- ka thënë: “Kush nuk agjëron një ditë të Ramazanit duke mos pasur ndonjë arsye të justifikuar (të pranuar) nga sheriati islam, siç janë: sëmundja apo diçka tjetër, nuk ka mundësi ta kompensojë atë ditë sikur tê agjëroj pastaj tërë jetën.”

(Shënuan: Tirmidhiu: 723, Ebu Davudi: 2396, Nesiau në Sunen el Kubra: 3281, Ibn Maxhe: 1672, Ibn Huzejme në sahihun e tij: 1987).

Transmetohet nga Umame el Bahiliu,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se thotë: E kam dëgjuar Muhamedin alejhi selam!,- duke thënë: “Përderisa unë isha në gjumë më erdhëm dy njerëz e më kapën për beli dhe më dërguan në një kodër të errët dhe të tmerrshme dhe më thanë: Ngjitu! Unë iu thash: Nuk kam fuqi të ngjitem në këtë kodër. Më thanë: Ne do ta lehtësojmë ngjitjen. U ngjita në maje të kodrës dhe dëgjova ca zëra të fuqishëm! I pyeta: Ç’janë këta zëra? U përgjigjën: Klithmat e banorëve të Xhehenemit. Më pas më dërguan tek disa njerëz të cilët ishin varur për këmbët e tyre dhe ishin me goja të copëtuara nga të cilat dilte shumë gjak. Pyeta: Kush janë këta? Më thanë: Ata janë që bëjnë iftar para kohës së iftarit.”

(Shënuan: Ibn Huzejme në sahihun e tij: 1986 dhe Ibn Hibani në sahihun e tij: 7448).

Autor: Muhamed Ahmed el Adeui

Nga arabishtja: Suad B. Shabani.

Lajme të ngjashme

Shiko edhe
Close
Back to top button