FIFA: Gjermania merr kreun, Shqipëria zbret një vend

Ashtu siç pritej, Gjermania pas fitores së Kupës së Botës ia merr vendin e parë Spanjës, e cila e mbante këtë titull prej 4 vitesh, si ekipi më e mirë e botës. Gjermania nuk kishte marrë kreun prej 20 vitesh.

Në vendin e dyte, të tretë e të katërt, ndodhen, Argjentina, Holanda dhe Kolumbia respektivisht; ndërsa ish kampionët, Spanja tash kënaqet vetëm me vendin e nëntë.

Shqipëria ka zbritur një vend nga ranglista, duke marrë vendin 67, së bashku me Izraelin, ndërsa Maqedonia ndodhet më poshtë, në vendin e 74, përkundër rikuperimit prej 6 vendeve.

Më poshtë Portalb ua sjell listën më të gjerë:

1. Gjermani1724.
2. Argjentina1606.
3. Hollanda1496.
4. Kolumbia 1492.
5. Belgjika 1401.
6. Uruguai 1330.
7. Brazili 1241.
8. Spanja 1229.
9. Zvicra 1216
14. Italia 1056
67. Shqipëria 444
74. Maqedonia 406
208. San Marino 0

Lajme të ngjashme

Back to top button