Maqedonasi zyrë fiktive para policisë, mori 300 mijë euro për viza

Për të mashtruar më lehtë shqiptarët e Shqipërisë, maqedonasi Vasko Pop Gonov kishte zgjedhur që aktivitetin e tij ta ushtronte në rrugën myslym shyri në Tiranë, 100 metra larg drejtorisë së policisë duke treguar se me të cdo gjë ishte në rregull.

Me zyrën e emigracionit “Help Immigration” Gonov dyshohet se në shtatë muaj prej janarit kur është regjistruar për herë të parë në QKR ka përfituar mbi 300 mijë euro, ndërsa prej dy ditësh rezulton i shpallur në kërkim nga policia dhe krimi ekonomik.

E për të qenë i besueshëm, në zyrën e tij Gonov prezantonte dhe niptin e regjistrimit në QKR, por nga verifikimi që A1 Report ka bërë në Qëndrën Kombëtare të Regjistrimit, rezulton se Gonov ka dy nipte, një ende aktiv dhe një të pezulluar që në prill të këtij viti. / Shqiptarja

Lajme të ngjashme

Back to top button